Pse duhet të mirremi me not qysh në vegjëli?



Noti është aktivitet fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë, që në moshë të hershme.

Ky sport, i cili kryhet në ujë, zgjon tek fëmijët emocione të bukura dhe të lumtura. Kudo në botë noti është lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, gjë e cila i’u mundëson fëmijëve, t’i zhvillojnë dhe t’i përvetësojnë teknikat e notit, dhe në të njejtën kohë fëmijët të arrijnë të qëndrojnë vetë mbi ujë.

Noti, përveç përfitimeve të shumta që ofron, gjithashtu ndikon pozitivisht në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijës.
  • Përmirëson funksionin e lëvizshmërisë dhe të muskujve
  • Stimulon funksionimin e rregullt të sistemit kardiovaskular
  • Aktivizon dhe forcon të gjithë muskulaturën
  • Mundëson zhvillimin e duhur psikomotorik
  • Përmirëson koordinimin e lëvizjes
  • Zgjon ndjenjën e gëzimit dhe të dashurisë ndaj ujit
  • Parandalon shfaqjen e deformimeve në shtyllën kurrizore
  • Mundëson përvetësimin e teknikave të notit (stil i lirë, stil flutur, not shpine, not bretkose)
  • Nëpërmjet notit fëmijët socializohen dhe shoqërohen
  • Pasi të mësojnë të notojnë, fëmijët fitojnë vetëbesim, ata madje janë në gjendje , që të shpëtojnë jetë të njerëzve në ujë

Njoftohu me trajnuesit: